Së shpejti në Prishtinë

Rruga jote,
çmimi yt.

Hap app-in, sheh shoferët që janë afër teje, dhe zgjedh vetë me cilin udhëton. Paguan me para në dorë, si gjithmonë. Pa karta, pa llogari bankare, pa numër që del më i madh në fund.

DESTINACIONI
MARRJA
€4.40
Ty të mbeten €4.40 · 0% komision
19
SEK
6 min deri te klientiRr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë
8 min udhëtimiRr. Bill Clinton, Prishtinë
PRANO · €4.40
Rrëshqit

Tri gjëra që i bëjmë ndryshe

Nuk po shpikim taksinë. Po heqim tri gjëra që të bezdisin te app-et e tjera.

Çmimin e cakton ti

App-i të tregon sa kushton zakonisht ajo rrugë. Nëse mendon se ia vlen më shumë — bie shi, je me nxitim — e ngre vetë ofertën dhe shoferët e shohin.

Shoferin e zgjedh ti

Në hartë i sheh të gjithë shoferët afër, me notën, veturën dhe sa udhëtime kanë bërë. Ose prit të parin e lirë, ose zgjidhe atë që do.

E di ku është vetura

Pasi shoferi pranon, e ndjek në hartë deri te dera. Sheh targën, ngjyrën dhe foton, dhe mund t'ia dërgosh linkun e udhëtimit dikujt në shtëpi.

Nga dera te dera

Tri hapa. Asnjë numër nuk ndryshon rrugës.

1

Shkruaj ku do të shkosh

App-i e llogarit distancën dhe të tregon çmimin para se ta dërgosh kërkesën. Ai çmim mbetet i njëjti deri në fund.

2

Prit shoferin, ose zgjidhe vetë

Kërkesa u shkon shoferëve më të afërt. I pari që pranon niset drejt teje, dhe e sheh në hartë duke ardhur.

3

Udhëto dhe paguaj në dorë

Në fund e vlerëson shoferin. Vlerësimi yt vendos kush merr më shumë punë nesër.

Për shoferët
0%

komision dy javët e para

Çka fiton, e mban krejt. Pastaj 15% nga çdo udhëtim — asgjë tjetër. Pa pagesë mujore, pa tarifë regjistrimi, pa kushte të fshehura në fund të faqes.

  • Paguhesh në dorë pas çdo udhëtimi, jo në fund të muajit
  • Ti cakton sa larg pranon kërkesa dhe kur je i lirë
  • App-i të tregon sa të mbeti pasi zbret naftën
  • Mban deri në tri vetura dhe kalon mes tyre kur njëra është te servisi
  • Llogarinë e hap për një minutë, nga telefoni

Udha ende nuk është publikuar në Play Store dhe App Store. Po e testojmë me një grup të vogël shoferësh në Prishtinë. Kur të hapet për të gjithë, do ta shkruajmë këtu.